Arsyeja e pazakontë pse Barcelona do të mundohet të mos e aktivizojë fare Coutinhon këtë sezon
Barcelona është në rrëmujë financiare aktualisht.
Gjiganti spanjoll është goditur rëndë nga Covid-19, me klubin që raportohet se është një miliardë euro në borgje.
Është një gjendje e rëndë për një prej klubeve kryesore në Evropë dhe botë, teksa blaugranët u kanë borgj plot 19 klubeve për transferime, transmeton Periskopi.
Sipas një raporti financiar të publikuar nga Barcelona së fundmi, kanë 126 milionë euro detyrime ndaj klubeve tjera.
Kjo është një shumë serioze parash dhe Liverpooli është një prej klubeve që pret 29 milionë euro nga katalunasit.
Transferimi 162 milionësh i Philippe Coutinhos nga ‘Anfield’ në ‘Camp Nou’ më 2018 është arsyeja, me disa bonuse që janë përfshirë në kontratë.
Një prej tyre vlen 5 milionë euro dhe aktivizohet këtë sezon nëse braziliani luan edhe shtatë ndeshje për blaugranët, por thuhet se kjo nuk do të ndodhë.
Sipas gazetarit, Javi Miguel, Barcelona do të mundohet t’i shmanget aktivizimit të Coutinhos për pjesën e mbetur të sezonit, edhe pse ai pritet të rikthehet nga lëndimi që e mbajti jashtë gjatë, në mars.
”Një prej prioriteteve të klubit është që të ruajë paratë dhe ai ka klauzola për ndeshje të luajtura dhe nuk dëshirojnë të paguajnë më shumë për të,” tha Miguel.
”Barça do të duhet të paguajë 5 milionë euro më shumë në 7 ndeshje dhe kjo nuk do të ndodhë…” /Periskopi.com/