Arsim Kabashi tallet brutalisht me tentativat e Munishit për transferimin e Baftiut te Gjilani
Blendi Baftiu ka qenë në rënie e sipër, pas shpërthimit të tij në Superligë dy vite më parë.
Sidoqoftë, paraqitjet e dobëta së fundmi kanë ndikuar që entuziazmi rreth tij të bie dukshëm, shkruan Periskopi.
Në 12 ndeshje këtë sezon, ai nuk ka kontribuar në asnjë gol për Ballkanin.
Sikur kjo të mos mjaftonte, Baftiu ka pasur edhe probleme në zhveshtore, me trajnerin Bekim Isufi që ia ka marrë shiritin e kapitenit pas një përplasjeje të raportuar mes tyre.
Kështu, spekulimet e lidhnin Baftiun me një kalim te Gjilani gjatë afatit dimëror.
Mirëpo, në një foto në internet ku thuhet ”Ismet Munishi dëshiron transferimin e Blendi Baftiut te Gjilani,” presidenti i Ballkanit është përgjigjur me komentin:
”Po, edhe unë kam dëshirë me marr Messin, por pak problem.” /Periskopi.com/