Arsenijeviq doli e provokoi me flamur serb në jug të Mitrovicës, ndiqet nga shqiptarët – ik e kërkon strehim në stacionin e Policisë së Kosovës

Nata e mbrëmshme nuk ka qenë e qetë në Mitrovicë, si në jug apo edhe veri.
Fillimisht, u arrestuan 12 shqiptarë, 10 prej tyre të mitur. Të njëjtit kishin dalur me flamuj në pjesën veriore, ku më pas ishin sulmuar me gurë.
Më vonë, politikani serb, Aleksandar Arsenijeviq, doli me flamuj të Rusisë e Serbisë në jug të Mitrovicës.
Në pamjet e publikuara nga ai vetë, shihet se si një shqiptar e ndjek nga pas me veturë dhe tenton t’ia marr flamurin.
Teksa po ndiqej, politikani serb shkoi në Polici ku atje më pas policët e morën situatën në kontroll
Pamjet:
Arsenijeviq del e provokon me flamur serb në Jug, ndiqet nga shqiptarët – ai ik dhe kërkon strehim në stacionin e Policisë së Kosovës në Jug
Posted by Mitropol on Monday, February 17, 2025