Arsenalit iu mohuan dy penallti nga VAR kundër Burnleyt – skena absolutisht të çmendura

Arsenalit iu mohuan dy penallti nga VAR kundër Burnleyt – skena absolutisht të çmendura

Kush e kishte menduar se ndeshja Burnley-Arsenal do të kishte kaq shumë dramë.

Kur Pierre-Emerick Aubameyang kaloi vizitorët në epërsi në ‘Turf Moor’, u duk se do të ishte një pasdite e rehatshme për skuadrën e Mikel Artetas, transmeton Periskopi.

Por Granit Xhaka pati ide të tjera. Kur kishin mbetur edhe pesë minuta deri në përfundim të takimit, Xhaka u vu në një pozitë të parehatshme nga Bernd Leno dhe goditi topin direkt në Chris Wood, dhe topi i kthyer përfundoi në rrjetë.

Mirëpo, në pjesën e dytë plasi çmenduria. Në fakt, në minutat e fundit Arsenalit iu mohua një penallti e qartë.

Nicolas Pepe sapo ishte inkuadruar teksa ishte në pronësi të topit në krahun e djathtë të zonës së Burnleyt.

Dhe kur u mundua ta kalonte Erik Pietersin, mbrojtësi i Burnleyt qartazi luajti me dorë.

Gjyqtari Andre Marriner çuditërisht nuk e pa, por sigurisht VAR është dashur të ndërhynte.

Mirëpo, derisa loja vazhdoi, u konfirmua se rishikimi ishte kompletuar dhe nuk pati penallti.

Si është e mundur?

Por nuk përfundoi me kaq.

Kur kishin mbetur edhe pesë minuta deri në fund, Arsenali u duk se fitoi një penallti kur Pieters (përsëri) bllokoi goditjen e Pepes (përsëri) me dorë.

Gjyqtari se pati kontakt me dorë dhe ia dha direkt të kuqin.

Mirëpo, VAR e rishikoi dhe konsideroi se topi nuk ishte prekur nga dora e Pieters por nga krahu.

As penallti as karton të kuq. /Periskopi.com/

 

 

Shpërndaje në: