Arsenali rikthehet te fitoret, fiton me përmbysje ndaj Aston Villas
Arsenali ka arritur të shënojë një fitore të madhe me përmbysje në udhëtim ndaj Aston Villas me rezultat 2:4.
Ëatkins kaloi vendasit në epërsi në minutën e pestë të ndeshjes.
Megjithatë, Saka barazoi shifrat në të 16-tën.
Vendasit arritën të rikthenin epërsinë në minutën e 31-të, pas një super aksioni të cilin e konkretizoi me gol Coutinho.
“Topçinjtë” gjetën forcë që të barazonin edhe njëherë rezultatin, kur Zinchenko shënoi gol të bukur në minutën e 61-të.
Në minutën e dytë shtesë, një goditje bombë e Jorginhos e detyroi portierin Emiliano Martinez të shënonte autogol.
Kurse, në sekondat e fundit Martinelli shënoi golin më të lehtë në karrierë, me portën që ishte bosh.
Me këtë fitore, Arsenali shkon në kuotën e 54 pikëve në vendin e parë, tri më shumë se Manchester City.
Në anën tjetër, Aston Villa mbetet në vendin e 11-të me 28 pikë të grumbulluara.