Arsenali pa shumë probleme kalon Beilsan me shokë

Arsenali pa shumë probleme kalon Beilsan me shokë

Ka përfunduar koha e rregullt e 90 minutave të tri ndeshjeve të zhvilluara në rethin e raundit të katërt të Kupës Carabao.

Arsenali ka kaluar në çerekfinale të Kupës Carabao pasi ka mposhtur skuadrën e Leedsit me rezultat solid 2-0.

Të dy golat erdhën në pjesën e dytë, të realizuar nga Chambers i cili shënoi vetëm 23 sekonda pasi u fut në lojë në minutën e 55-të, gjersa për të dytin u përkujdes sulmuesi Eddie Nketiah.

Në ndeshjen tjetër, Chelsea ka barazuar me rezultat 1-1 me Southamptonin dhe tani ndeshja do të shkoj drejt në vazhdime.

Chelsea kishte avantazhin pas pjesës së parë, duke realizuar Kai Havertz në minutën e 44-të, gjersa mysafirët barazuan rezultatin në minutën e 47-të nga Che Adams.

Edhe ndeshja tjetër mes QPR-së dhe Sunderlandit ka përfunduar me barazim, pa gola, dhe edhe kjo do të shkojë në vazhdime.

Shpërndaje në: