Arsenali nxjerr barazim të çmendur kundër West Hamit, u rikthye nga ‘vdekja’ dhe shënoi tre herë
Arsenali dhe West Hami kanë dhuruar një prej ndeshjeve më të mira në Premier League për këtë sezon, derisa barazuan 3-3 në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të në kampionatin anglez.
Arsenali e gjeti veten në disavantazh 3-0 pas 32 minutave lojë, falë golave nga Lingard 15′, Boëen 17′ dhe Soucek 32′, shkruan Periskopi.
Mirëpo, ‘Topçinjtë’ arritën të shkaktojnë sensaciona duke ngulmuar në vazhdim për të shënuar, derisa ngushtoi disavantazhin në 3-1 në minutën e 38-të pas një autogoli nga Soucek.
Mysafirët arritën që të shënojnë përsëri në minutën e 61-të dhe përsëri nga autogoli, kësaj radhe nga Daëson.
Një pikë, që e ka ndjesinë e tri pikëve, nga ndeshja Arsenalit ia nxori Alexandre Lacazette me një gol në minutën e 82-të.
Shumë lehtë ka mundur të ketë edhe gola të tjerë, por të dy skuadrat dështuan t’i konkretizojnë rastet.
Pas këtij barazimi, Arsenali grumbullon 42 pikë dhe zë pozitën e nëntë, ndërsa West Hami të pestin me 49 pikë. /Periskopi.com/