Arsenali nuk ia del ta transferojë mefushorin Moises Caicedo, Brightoni nuk ndryshoi qëndrim

Arsenali nuk ia del ta transferojë mefushorin Moises Caicedo, Brightoni nuk ndryshoi qëndrim

Arsenali raportohet se ka hequr dorë nga transferimi i Moises Caicedo, së paku për këtë afat kalimtar dimëror.

Fabrizio Romano ka raportuar se kjo çështje është tashmë plotësisht se mbyllur dhe se nuk do të ketë bisedime të mëtejshme.

Caicedo e dëshironte largimin, por Brightoni nuk e ndryshoi qëndrimin që kishte për ta mbajtur mesfushorin në skuadër.

“Pulëbardhat” refuzuan dy oferta të Arsenalit për 21-vjeçari, njëra ishte prej 60 milionë funtesh, kurse tjetra 70 milionë funte.

Megjithatë, “Topçinjtë” ia kanë dalë që të përforcohen me një mesfushor këtë afat, pasi kanë kompletuar transferimin e Jorginhos nga Chelsea.

Arsenali së shpejti do ta zyrtarizojë transferimin e tij.

Shpërndaje në: