Arsenali nuk e ka për shitje Granit Xhakën

Arsenali nuk e ka për shitje Granit Xhakën

Arsenali raportohet se nuk është i përgatitur të shesë Granit Xhaka.

Mesfushori nga Kosova është njëri prej futbollistëve kryesorë te skuadra londineze këtë sezon.

Xhaka ka qenë i pazëvendësueshëm në 11 ndeshjet e deritanishme në Premierligë, teksa ka shënuar 3 gola dhe ka regjistruar 3 asistime.

Pavarësisht se më parë ishte lidhur me një largim nga klubi vitin e kaluar, sipas “Calciomercato”, Arsenali nuk është i gatshëm të lejojë që 30-vjeçari të largohet në të ardhmen e afërt.

Roma tentoi të nënshkruante me reprezentuesin e Zvicrës më herët, por “Topçinjtë” e refuzuan ofertën e tyre në fund.

Së fundmi u përfol gjithashtu që edhe Juventusi ishte i interesuar për ish-mesfushorin e Borussia Monchengladbachit.

Granit Xhaka ka kontratë të vlefshme me Arsenalin deri më 30 qershor 2024.

Në marrëveshje ekziston opsioni për zgjatje të bashkëpunimit edhe për një sezon më shumë.

Shpërndaje në: