Arsenali mposht bindshëm Southamptonin
Arsenal ka shënuar një fitore të lehtë ndaj Southampton.
‘Gunners’ morën një fitore me rezultatin 3:0, në shtëpi kundër Southampton.
Goli i parë në këtë ndeshje erdhi nga francezi Lacazette, në minutën e 21’ të takimit. Goditja e dytë nga vendasit erdhi vetëm gjashtë minuta më vonë, me Martin Odegaard.
Gabriel Martinelli i dha nokautin skuadrës së Southampton, kur shënoi për 3:0 në minutën e 62’.
Arsenal tashmë ka 26 pikë në pozitën e pestë, derisa Southampton mbetet me 16 pikë.