Arsenali mezi nxjerr një barazim në kohën shtesë kundër një prej skuadrave më të dobëta në PL

Arsenali mezi nxjerr një barazim në kohën shtesë kundër një prej skuadrave më të dobëta në PL

Arsenali nuk ka arritur të nxjerr më shumë se një barazim 1-1 kundër Fulhamit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të në Premier League.

Fulhami, që po lufton për mbijetesë këtë sezon, kaloi në epërsi si mysafir i rivalit lokal në minutën e 59-të përmes një goli nga Maja, transmeton Periskopi.

Arsenali nuk e arriti golin e barazimit deri në minutën e shtatë të kohës shtesë, kur qëlloi cakun përmes Nketiah.

Pas këtij barazimi, Arsenali grumbullon 45 pikë dhe zë pozitën e nëntë, ndërsa Fulhami është në vendin e 18-të me 27 pikë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: