Arsenali i kthehet ditëve të vjetra, mposhtet nga West Ham (VIDEO)

Periskopi.com Sporti

Arsenal ka pësuar humbje si mysafir i West Ham me rezultat minimal, në kuadër të xhiros së 22-të në Premier Ligë. 

Ekipi i Emery vazhdon të vuajë, si në epokën e Wenger, gjatë sezonit dimëror – derisa tani është vënë në diskutim edhe pozita e ‘Topçinjëve’ në tabelë, përcjell Periskopi.

Goli i fitores për West Ham nga Rice (48′), që u asistua nga Samir Nasri, i cili luajti ndeshjen e parë pas dy viteve.

Arsenal gjendet në vendin e pestë me 41 pikë, teksa West Ham përkohësisht mban vendin e tetë me 31 pikë. /Periskopi

Shpërndaje në: