Arsenali fiton pa probleme kundër West Bromit
Arsenal ka shënuar fitore në shtëpi ndaj West Brom.
“Topçinjtë” fituan me rezultat 3 – 1.
Talenti Smith Rowe realizoi një gol të bukur për të ndryshuar rezultatin pas asistimit të Sakas (29′).
Pas vetëm gjashtë minutave, Nicolas Pepe dyfishoi epërsinë (35′), me të cilin edhe u mbyll pjesa e parë.
E tëra që arriti të bënte West Brom ishte goli i nderit i shënuar nga Pereira (67′).
Derisa pritej që ndeshja të mbyllej me këtë rezultat, në skenë doli Willian që vulosi fitoren e vendasve (90′) me një gol të bukur nga gjuajtja e lirë.
Pas kësaj fitore, Arsenal ngritët në pozitën e nëntë me 52 pikë, derisa West Brom në vendin e parafundit me 26 sosh.