Arsenali do të ndërtojë një statujë për të nderuar Arsene Wengerin
Arsenali po përgatitet të nderojë legjendën, Arsene Wenger, me një statujë jashtë stadiumit “Emirates” në të ardhmen e afërt.
Wenger, i cili fitoi dhjetë trofe në më shumë se dy dekada në veri të Londrës, u rikthye të hënën mbrëma në “Emirates” për herë të parë që kur u largua nga pozita e trajnerit në vitin 2018.
Francezi ishte i pranishëm në ndeshjen që Arsenali e fitoi 3:1 kundër West Ham Unitedit.
Wenger është njëri prej figurave më të mëdha në historinë e klubi londinez. Si rezultat i kësaj, ka pasur prej kohësh thirrje që klubi të nderojë atë ashtu siç e meriton.
Dhe, sipas “Telegraph”, planet janë duke u zhvilluar për të ndërtuar një statujë jashtë stadiumit “Emirates”, potencialisht në vitin 2023.
Arsenali tashmë ka ngritur statuja të legjendave të klubit si Herbert Chapman, Tony Adams, Dennis Bergkamp e Thierry Henry, dhe tani është radha e 73-vjeçarit.
Trajneri nga Strasbourg është më i suksesshmi në historinë e “Topçinjve”. Ai ka fituar në total 17 trofe; 3 tituj kampioni në Premierligë, 7 Kupa FA dhe 7 Superkupa të Anglisë.
Arsenali titullin e fundit të kampionit e mori në vitin 2004, kur trajner ishte Arsene Wenger.