Arsenali arrin fitore minimale por shumë të madhe kundër Chelseat në ‘Stamford Bridge’

Arsenali arrin fitore minimale por shumë të madhe kundër Chelseat në ‘Stamford Bridge’

Arsenal ka arritur të fitojë derbin londinez ndaj Chelseas, krye ndeshja e xhiros së 36-të në Premierligë.

Ndeshja ishte e dominuar nga “Blutë”, por “Topçinjtë” ia dolën të kthehen në shtëpi me pikët e plota, duke fituar me rezultat minimal 0 – 1.

Nga gabimi i Jorginhos që ishte afër të shënonte autogol, përfitoi Aubameyang që asistoi për Smith Rowe, ky i fundit lehtësisht dërgoi topin në portë (16′).

Ndërkohë, Chelsea gjeti golin përmes Christian Pulisic, por u anulua për pozitë jashtë loje.

Me këtë fitore, Arsenal ngritët në pozitën e tetë me 55 pikë, derisa Chelsea renditët në të katërtin me 64 sosh

Shpërndaje në: