Arsenal vazhdon t’i shtojë presionin Man Cityt, triumfon ndaj Bournemouthit

Arsenal vazhdon t’i shtojë presionin Man Cityt, triumfon ndaj Bournemouthit

Arsenal ka shënuar fitore në shtëpi ndaj Bournemouth, në kuadër të xhiros së 36-të në Premierligë.

“Topçinjtë” ishin mahnitës duke triumfuar me rezultat bindës 3:0, sfidë që e dominuan qysh nga fillimi i ndeshjes.

Arsenal e nisi në mënyrë fantastike me Declan Rice e Thomas Partey që tentuan nga distanca, por s’arritën t’i finalizonin.

Sidoqoftë, ishte Travers që bëri një ndërhyrje brenda zonës duke shkaktuar penallti, të cilën e konkretizoi Bukayo Saka për t’i dhënë epërsinë Arsenalit (45’).

Arsenal vazhdoi të ishte shumë më agresive duke pasur raste përmes Sakas dhe Havertz, sidomos me gjermanin por që portieri mysafir arriti t’i ndalonte.

Mirëpo, ishte Leandro Trossard që e dyfishoi epërsinë pas një asistimi të Declan Rice (70’).

Ndërsa, fitoren e vulosi vetë Rice me një goditje precize krejt në fund (90+8’).

Arsenal qëndron në kreun e Premierligës me 83 pikë, katër më shumë se Man City që renditet në pozitën e dytë me dy ndeshje më pak të zhvilluara, derisa Bournemouth zë pozitën e 10-të me 48 sosh.

Shpërndaje në: