Arsenal nuk mjaftohet me golin e Xhakës, pëson në miqësoren kundër Chelsea
Aktualisht kampionët e Evropës, Chelsea, kanë arritur që të mposhtin rivalin e tyre të qytetit, Arsenal, me rezultatin 1:2, në një miqësore që shërbeu për të testuar lojtarët, shkruan Periskopi.
‘Blutë’ kaluan në epërsi me anë të golit të Kai Havertz, i cili shënoi në minutën e 27’ të takimit.
GOLI I HAVERTZ:
Goli që sapo ka shënuar Kai Havertz kundër Arsenalit në miqësore, nuk duhet humbur
Në pjesën e dytë, rrugën e golit e gjeti edhe mesfushori i kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka, i cili me realizoi me kokë, pas asistimit të Nicolas Pepe, në minutën e 69’.
Megjithatë, goli i Xhakës doli të ishte i pamjaftueshëm, pasi vetëm tre minuta më vonë, mbrojtja e Arsenal dështoi dhe i dha mundësinë Tammy Abraham që të rikthente epërsinë e Chelsea.
GOLI I XHAKËS:
Presioni i medieve nuk është problem për Xhakën – mesfushori i shënon Chelseat
Kështu, goli i Abraham doli të kishte peshën e fitores për ‘Blutë’, ndonëse kjo fitore nuk vlen shumë. /Periskopi.com/