Arsenal-Liverpool është superndeshja e sontme, këto janë formacionet zyrtare

Arsenal-Liverpool është superndeshja e sontme, këto janë formacionet zyrtare

Arsenali pret në “Emirates” skuadrën e Liverpoolit në kuadër të xhiros së 30-të të Premierligës.

Arsenali kërkon tre pikë në këtë takim, por edhe Liverpool kërkon të lë anash formën e dobët që po pësojnë në ndeshjet e fundit.

David Luiz nuk është i gatshëm për këtë takim dhe Granit Xhaka mungon pasi nuk u stërvit në seancën e fundit, ndërsa Saka dhe Smith Rowe janë në dyshim.

Për Liverpoolin, lista është e gjatë, Gomez, Henderson, Matip, Origi dhe Van Dijk mungojnë.

Liverpool gjendet në pozitën e shtatë me 46 pikë, ndërsa Arsenal në pozitën e nëntë me 42.

Formacionet zyrtare të klubeve.

Arsenal: Leno, Chambers, Holding, Gabriel, Tierney, Partey, Ceballos, Pepe, Odegaard, Aubameyang, Lacazette.

Liverpool: Alisson, Alexander-Arnold, Phillips, Kabak, Robertson, Fabinho, Thiago, Milner, Mane, Firmino, Salah.

Shpërndaje në: