Arsenal fiton ndaj Newcastle, shënojnë Saka e Martinelli
Të rinjtë e skuadrës i kanë dhënë tri pikë Mikel Artetas në ndeshjen ndaj Newcastle United.
Arsenal ka shënuar fitore 2:0 në ndeshjen kundër Newcastle United, shkruan Periskopi.
Pjesa e parë e takimit u mbyll me rezultatin baras 0:0, përkundër disa rasteve të mira nga londinezët.
Goli i parë i ndeshjes erdhi tek në minutën e 56’, kur Bukayo Saka shënoi pas asistimit të Tavares.
Newcastle mori nokautin në minutën e 66’, kur Gabriel Martinelli dërgoi topin në rrjetë për 2:0, shkruan Periskopi.
Me fitoren e regjistruar sot, Arsenal shkon në kuotën e 23 pikëve, kurse Newcastle mbetet me 6 pikë në pozitën e fundit. /Periskopi/