Arsenal fiton me shumë meritë ndaj Watford – Conte e nis me barazim aventurën te Tottenham
Arsenal ka marrë fitore ndaj Watford, kurse Tottenham ka luajtur baras me Everton.
Skuadra e Arsenal ka shënuar fitore minimale 1:0 ndaj Watford, në një ndeshje ku dominoi në secilin aspekt, shkruan Periskopi.
Goli i vetëm (i vlefshëm) për ‘Gunners’ u shënua në minutën e 56’ nga Emile Smith Rowe. Arsenal shënonte edhe më herët në këtë takim, por VAR-i anuloi golin për pozitë jashtë loje.
Po ashtu, edhe Aubameyang dërgoi një herë topin në rrjetë, por flamuri i anësorit ishte ngritur lartë. Në minutën e 88′, Juraj Kucka u ndëshkua me karton të kuq, duke e lënë Watfordin me 10 lojtarë.
Në anën tjetër, Everton dhe Tottenham Hotspur kanë ndarë pikët. Debutimi i Conte me Tottenham në Premier League shënjohet me barazim. Edhe në këtë ndeshje pati karton të kuq, në minutën e 90+2′, kur Holgate e la Evertonin me 10 lojtarë.
Me fitoren e regjistruar sot, Arsenal shkon në 20 pikë pas 11 xhirove, duke e lënë Watfordin në kuotën e 10 pikëve.
Tottenham në anën tjetër numëron pikën e 16-të, kurse Everton ka një pikë më pak sesa Spurs. /Periskopi/