Arsenal-Brighton: Mbrojtësi londinez po e kërkonte dhëmbin e thyer pas ndeshjes

Arsenal-Brighton: Mbrojtësi londinez po e kërkonte dhëmbin e thyer pas ndeshjes

Mbrojtësi i Arsenalit, Gabriel Magalhaes po e kërkonte dhëmbin nëpër fushë pas ndeshjes kundër Brightonit, pasi i kishte rënë gjatë aksionit në fushë.

Mbrojtësi i topçinjve u përplas me portierin e Brighton, Robert Sanchez, dhe duket se aty i ra dhëmbi, andaj kërkonte tek porta e kundërshtariut, në mesin e të reshurave të mëdha.

E për të qenë edhe më interesante, Gabriel po ashtu ka humbur dhëmbin më herët, duke u ndeshur me të njëjtën skuadër, Brightonin.

Shpërndaje në: