Arrin Vivo V5 me kamerë prej 20MP (VIDEO)

Arrin Vivo V5 me kamerë prej 20MP (VIDEO)

Nëse dëshironi që smartfoni juaj të ketë një kamerë për selfie shumë të mirë, tani për ju në dispozicion është smartfoni i ri i kompanisë Vivo, V5.

Ai vjen me kamerë për selfie prej 20 megapikselë. Kjo kamerë është ndër më të fundit për nga cilësia – Sony IMX375, si dhe afër saj gjendet edhe blici LED. Kjo është kamera më e mirë për selfie deri më tani.

Ndërsa, kamera kryesore e Vivo V5 është 13 megapikselë, përmes së cilës mund të incizohen videot me rezolucion prej 1080 pikselë.

Vivo V5 vjen me ekran 5.5-inç IPS LCD me rezolucion prej 720 megapikselë dhe me xham mbrojtës të lakuar 2.5D, si dhe me sensorin për gishtërinj i cili mund të hapet brenda 0.2 sekondave, transmeton Koha.net.

Gjithashtu, Vivo V5 vjen me procesor (emri i të cilit nuk është zbuluar) me tetë bërthama, 4 gigabajt RAM memorie dhe 32 gigabajt memorie të brendshme me mundësi zgjerimi përmes kartelës microSD, baterinë prej 3 mijë mAh, si dhe me sistemin operativ Android 6.0 Marshmallow me Funtouch OS 2.6. Po ashtu, ky sistem operativ ofron mbështetje edhe për veçorinë Smart Split 2.0, e cila mundëson ndarjen e ekranit në dy pjesë.

Vivo V5 ka trup prej metali dhe vjen me ngjyrë ari ose gri, si dhe është i trashë 7.55 mm dhe peshon 154 gramë. Ndërkaq, sa i përket çmimi, ky smartfon i ri kushton rreth 245 euro dhe do të jetë në dispozicion duke filluar nga 26 nëntori.

 

Shpërndaje në: