Arrin të humbasë 137 kilogram por lëkura e varur e trupit për pak i mori jetën kësaj gruaje

Arrin të humbasë 137 kilogram por lëkura e varur e trupit për pak i mori jetën kësaj gruaje

Lexi Reed 27 vjeç nga Indiana peshonte 222.2 kg dhe arriti që të dobësohej dhe të hiqte plot 137 kilogram gjë që konsiderohet një arritje e mahnitshme. Por pas humbjes së peshës vuajtjet për të nuk kishin të mbaruar. Lëkura e saj u var tmerrësisht shumë aq sa i shkaktonte dhimbje të tmerrshme në çdo moment, në pjesën e nofullës dhe qafës por edhe këmbëve.

Kështu ajo morri vendimin që të operohej duke hequr kështu rreth 3.2 kg të lëkurës së varur që po ja bënte jetën të pamundur. Ajo iu nënshtrua një operacioni plot 9 orë të gjatë. Lëkura e pjesës së qafës, barkut, kofshëve dhe vitheve u hoq dhe Lexi nuk ngrihej më me frikën se ndoshta nuk do mund të zgjohej në mëngjes pasi trupi i saj mund edhe ta kishte mbytur.

“Ndërkohë që jam ende me dhimbje nga operacioni tani unë nuk kam barkun tim që më rëndon, tani e kam të sheshtë dhe dhimbja po largohet nga qafa ime. Do të jetë një jetë e re dhe do ta bëjë atë të vlefshme”, është shprehur ajo. /Blitz.al/

 

Shpërndaje në: