Arrin në gjykatë Naim Murseli, i akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt
Nën masa të rrepta sigurie janë sjellë në Gjykatën Themelore në Prishtinë të akuzuarit për vrasjen e Liridona Ademajt.
Sot mbahet seanca e shqyrtimit fillestar për rastin e vrasjen e saj.
Të akuzuarit për vrasjen e Ademajt, Naim Murseli, Granit Plava, Kushtrim Kokalla dhe Tom Dodaj, do të dalin para gjykatës për të dhënë deklaratat e tyre.
Deri tani, tre të akuzuarit, Murseli, Kokalla dhe Plava, ndodhen në paraburgim, ndërsa për Dodajn, i cili dyshohet se ka shitur armën dorasit, është vendosur të lirohet pasi Gjykata Supreme ndërpreu masën e paraburgimit ndaj tij. /Ekonomia Online