Arrihet marrëveshja për të pagjeturit

Arrihet marrëveshja për të pagjeturit

Në takimin trepalësh në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, është arritur marrëveshja për të pagjeturit.

Këtë e ka bërë të ditur kryenegociatori i Kosovës Besnik Bislimi, pas përfundimit të takimit.

Kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se pala serbe ka insistuar për formimin e Asociacionin të komunave me shumicë serbe, ndërsa ka shtuar se është hequr edhe pengesa e fundit në zbatimin e Deklaratës së Personave të Zhdukur.

“Tani është hequr pengesa e fundit sa i përket zbatimit të Deklaratës për Personat e Pagjetur”, ka thënë ai duke shtuar se do të formohet një komision.

“Kemi rënë dakord për një komision të përbashkët që do ta mbështesë grupin punues, i cili do të drejtohet nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq”, ka thënë ai.

Shpërndaje në: