Arrihet marrëveshja për kontratën e re, Neuer do të mbrojë deri në moshën 40-vjeçare

Manuel Neuer do të vazhdoj qëndrimin në Allianz Arena dhe do të mbrojë deri në moshën 40-vjeçare.
Bayern Munich është afër nënshkrimit të një marrëveshjeje të re me portierin e tyre Manuel Neuer, ka raportuar gazetare gjermane Kicker.
Klubi madje mund të shpallë kontratën e re para Krishtlindjeve pasi vetëm detajet e vogla ende nuk janë rënë dakord.
Neuer do ta zgjaste marrëveshjen e tij deri në vitin 2026, pasi kontrata aktuale skadon më 30 qershor.
Kësisoj me vazhdimin e kontratës, Neuer do të jetë në portën e bavarezëve deri në moshën 40-vjeçare.
38-vjeçari është pjesë e bavarezëve që nga viti 2011, derisa deri më tani ka 540 paraqitje.