Arrestohet shefi i gjigantit automobilistik AUDI

Arrestohet shefi i gjigantit automobilistik AUDI

 

Pas Volkasvagenit, një tjetër prodhues i madh i makinave në Gjermani është në telashe. Bëhet fjalë për gjigantin “Audi” dhe sërish problemi qëndron te emetimi i gazrave.

Në Gjermani është arrestuar drejtori ekzekutiv i “Audit” Rupert Stadler, pas akuzave për mashtrim.

Kompania e “Audit” ka konfirmuar lajmin. “Mandati i arrestit bazohet në fshehjen e provave,” thanë prokurorët e Mynihut.

Audi është akuzuar se ka shitur të paktën 210,000 makina, të cilat kanë pasur një normë shumë të lartë të gazit të emetuar në mjedis. Kompania e njohur e makinave po hetohet gjithashtu për akuzat për mashtrim dhe promovim të paligjshëm të produkteve.

Prokurorët e Mynihut njoftuan më 13 qershor se CEO i Audi ishte tani pjesë e hetimeve të tyre dhe bënë një kërkim në shtëpinë e tij. Stadler ka qenë me Volkswagen-Audi që nga viti 1994 dhe ka mbajtur vendin më të lartë drejtues në Audi që nga viti 2007, dy vjet përpara aktiviteteve të dyshuara për gazin.

 

Shpërndaje në: