Arrestohet sërish Cllevio
Para disa ditësh rep-artisti më i komentuar gjatë kësaj periudhe Cllevio është liruar nga burgu.
Ai ishte arrestuar pasi kishte thyer masën arrestit shtëpiak si dhe pas sherrit me Noizyn.
E sot derisa këngëtari ishte në një video live në Instagram u arrestua sërish nga Policia.
Tërë momentin e arrestimit ai e ka bërë publik përmes video-live.
Ndryshe dyshohet se arsyeja e arrestimit ka ardhur pas kërcënimeve dhe ofendimeve që ka bërë në rrjetet sociale.