Arrestohet për shantazh një grua në Ferizaj, dyshohet se gënjeu për sulm seksual

Arrestohet për shantazh një grua në Ferizaj, dyshohet se gënjeu për sulm seksual

Është arrestuar dje një grua në Ferizaj nën dyshimin se ka kryer veprën penale të shantazhit. Sipas policisë, ajo i kishte kërkuar para një burri në formë të shantazhit, teksa më parë dyshohet se kishte gënjyer në polici për “sulm seksual”, ndaj saj.

I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt ndërsa e dyshuara është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

“Ferizaj 29.09.2024-01:00-17:00. Pas raportimit  se një femër kosovare është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar, lidhur me rastin njësiti i hetimeve ka intervistuar të dy palët, ku pasi është dëshmuar se e dyshuara femër kosovare i kishte kërkuar të dyshuarit para në formë të shantazhit, në konsultim me prokurori është rikualifikuar vepra penale nga ‘sulmi seksual’ në veprat penale ‘shantazh’ dhe ‘sulm’. I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt ndërsa e dyshuara është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim. 

Shpërndaje në: