Arrestohet një serb në veri, u prezantua rrejshëm si doganier
Policia e Kosovës e ka arrestuar një serb në Zveçan pasi kur ishte ndaluar nga njësiti policor, ishte prezantuar si doganier.
Sipas policisë, i dyshuari kishte refuzuar t’ua jepte dokumente personale dhe t’i bëhej testi i alkoolit.
Ai është dërguar në mbajtje, e rasti është iniciuar si “prezantim i rremë si person zyrtar”, thuhet në njoftim.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull serb për shkak se kur ishte ndaluar nga njësiti policor ishte prezantuar si doganier i Kosovës, si dhe kishte refuzuar t’ua jap dokumentet personale, kartelën identifikuese dhe ti bëhej alkotesti pasi kishte qenë nën ndikim të alkoolit. Lidhur me rastin i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.