Arrestohet një person në Zveçan, iu konfiskuan armë, fishekë e thikë

Një person është arrestuar në Zveçan, pasi i janë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri, një karikator me pesë fishekë dhe një thikë.
Ai është dërguar në mbajtje.
“ARMËMBAJTJE PA LEJE- Zveçan 12.01.2025-17:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, tek i njëjti gjatë kontrollit të tij, i është gjetur dhe konfiskuar; një armë e zjarrit, një karikatorë me pesë fishekë dhe një thikë. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.”