Arrestohet një grua në Fushë-Kosovë, vodhi para në një dyqan
Është arrestuar një grua në Fushë-Kosovë, pasi që e njëjta dyshohet se ka vjedhur para të gatshme në një dyqan.
Policia ka bërë të ditur se e dyshuara është dërguar në mbajtje, teksa rasti ka nodhur gjatë ditës.
Raporti i plotë:
“Fushë-Kosovë / 29.09.2024 – 13:25. Është arrestuar e dyshuara kosovare për shkak se dyshohet se kishte vjedhur nga dyqani i ankuesit kosovar para të gatshme. Lidhur me rastin, pas identifikimit të së dyshuarës në konsultim me prokurorin e njëjta është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë