Arrestohet në Shqipëri i shumëkërkuari nga Kosova për trafikim të 35 kilogramëve drogë
I shumëkërkuarin në lidhje me operacionin “Mali” të vitit të kaluar kur ishin konfiskuar rreth 35 kilogramë marihuanë është arrestuar sot nga Policia e Shqipërisë.
Eduard Çuni ishte i kërkuar nga autoritetet e Kosovës për trafikimin e narkotikëve.
Në operacionin “Mali” të 30 qershorit 2023, ishte arrestuar Jahë Binakaj nga fshati Devë në Gjakovë.
“I lartcekuri është i dyshuar për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 i KPRK-së, pasi sipas hetimeve i dyshuari Eduard Çuni në bashkëkryerje me të dyshuarin tjetër Jahë Binakaj nga fshati Devë, komuna e Gjakovës, kishin kryer veprën në fjalë”, thuhej në njoftim.
Jahë Binakaj ishte arrestuar me datën 30.06.2024 ndërsa Eduard Çuni që nga ajo kohë ndodhej në arrati.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.