Arrestohet në Prishtinë shtetasi i Sllovenisë, dyshohet për trafikim me lëndë narkotike
Një person është arrestuar dje në Prishtinë, pasi dyshohet për trafikim me lëndë narkotike.
Sipas njoftimit të policisë i dyshuari është shtetas i Sllovenisë
“Rr. Tahir Zajmi, Prishtinë 12.08.2024 – 21.00. Bazuar në urdhë-arrestin ndërkombëtar në bashkëpunim me autoritetet e Austrisë është arrestuar një mashkull shtetas i Sllovenisë lidhur me veprën penale Trafikim me lëndë narkotike. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.