Arrestohet në Madrid bosi shqiptar i drogës, një nga më të kërkuarit në Evropë

Arrestohet në Madrid bosi shqiptar i drogës, një nga më të kërkuarit në Evropë

Shtetasi Haredin Fejzulla, 59-vjeçari shqiptar, i dënuar nga autoritetet belge me 29 vjet burg, është arrestuar nga Policia Kombëtare në Madrid.

Një operacion i policisë Kombëtare spanjolle, çoi në arrestimin e 10 personave, në lagjen Carabanchel të Madridit, mes të cilëve edhe Haredin Fejzulla, i akuzuar për drejtimin e një bande me bazë në Belgjikë dhe i përkushtuar për kultivimin dhe trafikimin e kanabisit, një biznes i paligjshëm me të cilin ata grumbulluan një pasuri prej më shumë se katër milionë euro.

Ai u dënua në vitin 2022 me 29 vite burg nga gjykata e Brukselit, por pas vendimit ai u arratis.

Sipas Policisë, hetimet për gjetjen e tij kanë nisur në janar të vitit 2023, për shkak të dyshimeve se ai mund të fshihej në Madrid.

Shpërndaje në: