Arrestohet në flagrancë një person në Obiliq për tentim vjedhje

Arrestohet në flagrancë një person në Obiliq për tentim vjedhje

Një person është arrestuar në flagrancë në Obiliq për veprën penale “tentim vjedhje”.

Sipas policisë, i dyshuari ishte identifikuar dhe ishte në kërkim edhe për dy raste të tjera të vjedhjeve që kanë ndodhur në një market në rrugën “Hasan Prishtina” në Obiliq më 9 dhe 21 maj të këtij viti.

“Personi i arrestuar është N.T., mashkull, 33 vjeç, pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore me vendim të prokurorit, është dërguar në qendrën e mbajtjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Shpërndaje në: