Arrestohet ministri i sigurisë në Bosnje, i njëjti fat e priste po të hynte në Kosovë

Arrestohet ministri i sigurisë në Bosnje, i njëjti fat e priste po të hynte në Kosovë

Ministri i Sigurisë së Bosnjës Nenad Neshiq u arrestua ditën e sotme së bashku me gjashtë të tjerë me akuza për krim të organizuar, duke përfshirë pastrim parash, shpërdorim detyre dhe pranim ryshfeti.

Prokurori i shtetit dhe Ministria e Brendshme e Republikës Sërpska të Bosnjës (RS) kanë hetuar korrupsionin e dyshuar në kompaninë publike Roads of RS, ku Neshiq ishte menaxher i përgjithshëm nga 2016-2020.

Presidenti i Republikës Sërpska Milorad Dodik, i cili është vetë në gjyq në gjykatën shtetërore të Bosnjës për kundërshtimin e vendimeve të të dërguarit ndërkombëtar për paqen Christian Schmidt, akuzoi zyrën e prokurorisë për një fushatë persekutimi kundër zyrtarëve të qeverisë serbe.

Mirëpo, Nenad Neshiq kishte telashe edhe me shtetin e Kosovës. Ai përdori patriarkanën e Pejës për apele nacionaliste kundër shtetit të Kosovës.

Shpërndaje në: