Arrestohet mërgimtari me profil fals që kërcënoi Ramush Haradinajn

Arrestohet mërgimtari me profil fals që kërcënoi Ramush Haradinajn

Një person që kishte kërcënuar kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj, dhjetorin e vitit të kaluar përmes një profili fals në rrjetin social Facebook, është arrestuar nga Policia e Kosovës.

I pandehuri, Shaip Krasniqi me vendbanim të përhershëm në Zvicër, sipas njoftimit, është nën masën e ndalimit nga data 07.02.2025, raporton Klankosova.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, thuhet se i pandehuri Shaip Krasniqi, më datë 17.12.2024, në Prishtinë, “për shkak të pikëpamjeve dhe bindjeve tjera politike, me dashje e ka kanosur seriozisht me jetë të dëmtuarin Ramush Haradinaj – Kryetar i Partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, në atë mënyrë që derisa ishte publikuar një video nga ‘RTV Dukagjini’ në rrjetin social Facebook, ku i dëmtuari ishte në një debat televiziv duke debatuar për pikëpamjet politike, i pandehuri përmes llogarisë së tij me emrin ‘Shpat Sokoli’, në videon e publikuar ka shkruar një koment me përmbajtje fyese dhe kanosje serioze, ‘o ta q….. nanen Albini me krejt Serbin, fëlliqësinë fujjjj, publikisht pot te tham ti e meriton veq ni plumb te dryshkt ne ball, hajn i klubeve te Zvicrres’, me ç’rast tek i dëmtuari ka shkaktuar ndjenjën e frikës, ankthit dhe pasigurisë për jetën e tij”.

Me këtë rast, Krasniqi ka kryer veprën penale “Kanosja”.

Shpërndaje në: