Arrestohet legjenda e futbollit italian, iu gjetën 106 bimë marihuanë
Ish-futbollisti i Juventusit, Interit, Romës dhe Parama-s, Luigi Sartor është arrestuar sot gjatë ditës.
46-vjeçarit në një shtëpi në malet e Parmas iu gjetën plotë 106 bimë marihuanë.
Legjenda e futbollit italian po ashtu është i përfshirë në skandalet e basteve gjatë vitit 2011.
Të premten ai u gjet së bashku me një 46-vjeçar duke kultivuar marihuanë.
Sartor përveç Juves, Romës dhe Interit ka luajtur edhe për Genoan dhe Veronan. Ai poashtu luajti edhe për Kombëtaren e Italisë.