Arrestohet kryetari i Stambollit, rivali kryesor politik i Erdoganit

Arrestohet kryetari i Stambollit, rivali kryesor politik i Erdoganit

Autoritetet turke e kanë arrestuar të mërkurën rivalin kryesor politik të presidentit Rexhep Erdogan, kryebashkiakun e Stambollit, Ekrem Imamoglu, raporton Reuters, transmeton Periskopi.

Imgamoglu akuzohet se është i përshirë në korrupsion dhe ndihmën ndaj një grupi terrorist, në atë që partia kryesore e opozitës e quajti “një përpjekje për grusht shteti kundër presidentit tonë të ardhshëm”.

Kryetari i Bashkisë së Stambollit Ekrem Imamoglu, i Partisë Republikane Popullore (CHP), përballet me dy hetime të veçanta që përfshijnë gjithashtu akuza për drejtimin e një organizate kriminale, ryshfet dhe manipulim tenderash.

Imamoglu reagoi në rrjetin social X, duke shkruar se qindra oficerë policie ishin përpara shtëpisë së tij, duke shtuar se ai nuk do të dorëzohej dhe do të vazhdonte të qëndronte i fortë përballë këtij presioni.

Përveç arrestimit të Imamoglu, autoritetet turke kanë urdhëruar arrestimin e rreth 100 të dyshuarve të tjerë, përfshirë gazetarë dhe biznesmenë, në kuadër të të njëjtit hetim për korrupsion.

 

Shpërndaje në: