Arrestohet këngëtari i njohur
Këngëtari i famshëm, Justin Timberlake, thuhet se u arrestua herët të martën në Lond Island, sipas policisë së Sag Harbor.
Ylli i muzikës pop po përballet me akuza të lidhura me DUI (duke drejtuar makinën nën ndikim) dhe pritet të dalë në gjyq të martën në mëngjes.
Rrethanat e arrestimit të Timberlake nuk u bënë të ditura.
Timberlake, 43 vjeç, do të jetë në një turne global në mbështetje të albumit të tij të gjashtë “Everything I think It Was” në qershor.
Nga Tennessee dhe anëtar i grupit ‘NSYNC’ është një nga artistët muzikorë më të kërkuar në botë.
Në vazhdim pritet të mësohen më shumë detaje në lidhje me ngjarjen.