Arrestohet katër persona në Gllogov, në gjendje të dehur e rrahën një tjetër
Policia ka arrestuar katër persona në Gllogoc, pasi që të njëjtit në gjendje të dehur e kanë sulmuar një person tjetër.
Sipas policisë, viktima ka pranuar ndihmë mjekësore, ndërsa të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Gllogoc /29.07.2024-01:53. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje dhe në gjendje të dehur e kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Më pastaj viktima me një kaçavidë i ka dëmtuar veturën e njërit prej të dyshuarve. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa me vendim të prokurorit, katër të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.