Arrestohet i martuari 35-vjeçar por i papunë, pasi u fut tri herë në shtëpinë e tenistes së famshme

Arrestohet i martuari 35-vjeçar por i papunë, pasi u fut tri herë në shtëpinë e tenistes së famshme

Emma Raducanu mund të marrë frymë e lehtësuar. Policia britanike ka arrestuar njeriun që është futur tre herë në shtëpinë ku ylli i tenisit jeton me prindërit e saj në periferi të Londrës. Përndjekësi quhet Amrit Magar, është 35 vjeç dhe është i martuar.

I papunë, ai ishte i fiksuar pas vajzës 19-vjeçare britanike, e cila u shfaq kudo në Britani pas suksesit në Us Open 2021.

Burri pretendonte se ishte i dashuruar me të dhe kishte arritur të gjente edhe adresën e saj, duke lënë shënime dhe “shenja dashurie”. Herën e parë që arriti të hynte në shtëpinë e kampiones, përndjekësi kishte lënë një letër “dashurie”.

Herën e dytë, ndërkohë, ai kishte lënë një hartë që tregonte gjithë rrugën që kishte bërë për të arritur tek ajo. Më në fund, më 4 dhjetor, ai kishte zbukuruar një pemë në kopshtin e shtëpisë së Raducanu me dekorime Krishtlindjesh. Magar kishte vjedhur edhe një atlete të lënë jashtë derës duke menduar se i përkiste Emma Raducanut, ndërsa në të vërtetë ishte e babait të saj Ian.

Ky i fundit falë kamerës së vëzhgimit e ka njohur burrin dhe më pas ka vendosur ta ndjekë duke lajmëruar policinë. I arrestuar pak më vonë, Magar rrëfeu se kishte vjedhur këpucën vetëm për të pasur një suvenir të Raducanut. I shpallur fajtor nga Gjykata e Bromley, ai do të marrë dënimin e tij muajin e ardhshëm.

Shpërndaje në: