Arrestohet i dyshuari për vrasjen në Vushtrri, edhe ai është 19 vjeçar

Policia ka arrestuar të dyshuarin për vrasjen e rëndë që ndodhi mbrëmjen e sotme në rrugën “Galip Badivuku” në Vushtrri, ku mbeti i vrarë 19-vjeçari Ardit Zymeri, transmeton Periskopi.
Sipas njoftimit të Policisë, viktima u qëllua me armë zjarri dhe u dërgua në Spitalin e Vushtrrisë, ku autoritetet shëndetësore konfirmuan vdekjen e tij. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, hetuesit policorë sekuestruan tri gëzhoja si prova materiale. Pas hetimeve intensive, Policia identifikoi dhe arrestoi të dyshuarin B. D., 19 vjeç, si dhe konfiskoi një armë pistoletë që dyshohet të jetë përdorur në vrasje. Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit, u gjet dhe u sekuestrua edhe një armë e gjatë me pesë fishekë.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor, ndërsa hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rastit.
EKSKLUZIVE| Ky dyshohet se është dorasi i 19 vjeçarit në Vushtrri(EMRI)