Arrestohet Fero pasi rrahu me grushta një qytetar në veturë

Arrestohet Fero pasi rrahu me grushta një qytetar në veturë

Feronit Shabani, reperi i njohur me nofkën “Fero” është arrestuar sot nga Policia nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht një person.

Fero dyshohet se dje rreth orës 17:00 në qytetin e Gjilanit ka sulmuar një person tjetër në veturë.

I njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit të shtetit, është ndaluar për 48-orë, thuhet në njoftim.

“Prokuroria Themelore ne Gjilan, pas njoftimit që në media është duke qarkulluar një video incizim ku shihet një person duke e sulmuar një person tjetër në veturë, në qytetin e Gjilanit, menjëherë ka  autorizuar Policinë e Kosovës -Hetuesit në Stacionin Policor në Gjilan, ku të njëjtit edhe e kanë bërë  identifikimin e të dëmtuarit dhe të pandehurit, është ndaluar për 48-orë i pandehuri F.SH, me dyshimin e bazuar se i njëjti më datë 24.07.2022, ora 17h, ka kryer veprën penale, Sulm”, thuhet tutje në njoftim.

Dje në media ka qarkulluar një videoincizim ku shihet një person duke e sulmuar një person tjetër në veturë, në qytetin e Gjilanit.

Sipas Gjykatës, reperi gjilanas e ka pranuar fajësinë për armëmbajtje pa leje dhe më pas të njëjtit i është shqiptuar dënim me gjobë.

Bashkë me Feron të akuzuar kanë qenë edhe dy persona të tjerë, por për shkak që të njëjtit nuk e kanë pranuar fajësinë, ndaj tyre është veçuar procedura.

Shpërndaje në: