Arrestohet dhe ndalohet 48 orë ministri Fikrim Damka, dyshohet se ka sulmuar fizikisht dy persona

Arrestohet dhe ndalohet 48 orë ministri Fikrim Damka, dyshohet se ka sulmuar fizikisht dy persona

Ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, është ndaluar për 48 orë, pasi dyshohet se dje, ka sulmuar fizikisht dy persona.

Kjo u konfirmua nga kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu.

Sipas Kryeziut, rasti nuk ka të bëjë me vepra të cilat lidhen me zgjedhjet parlamentare që janë mbajtur të dielën.

Rasti është konfirmuar nga Policia e Prizrenit.

“Dje me datë 09.02.2025 rreth orës 18:00 në Prizren është raportuar një rast ‘Kanosje dhe Sulm’ , Policia ka intervistuar të dyshuarit F.D. dhe F.D dhe viktimat si dhe janë mbledhur edhe prova dhe dëshmi tjera”, ka thënë zëdhënësi Shaqir Bytyqi.

Damka është kryetar i Partisë Demokratike Turke të Kosovës, e cila ka garuar në zgjedhjet parlamentare.

Ndryshe, Damka është kryetar i partisë Kosova Demokratik Türk Partisi – KDTP.

Shpërndaje në: