Arrestohet Agron Gashi, i dyshuari për plagosjen e trefishtë mbrëmë në Pejë

Arrestohet Agron Gashi, i dyshuari për plagosjen e trefishtë mbrëmë në Pejë

Policia e Kosovës ka arrtestuar në orët e mesditës (23.05.2024) Agron Gashin, i dyshuar për plagosjen e trefishtë të ndodhur mbrëmë me 22.05.2024 në Pejë.

Arrestimin e 21-vjeçarit e ka konfirmuar prokurori Ersan Qavolli.

Aktualisht ekipet policore janë në vendin ku është lokalizuar dhe arrestuar i dyshuari.

Në ndërkohë, njëri prej të plagosurve në Pejë është në gjendje të rëndë, përderisa dy të tjerët janë në gjendje stabile.

I plagosuri në gjendje kritike është duke u trajtuar në Mjekimin Intensiv në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

“Pas një intervenimi të gjatë kirurgjik ka ardhë në Mjekimin Intensiv Qendror. Lëndimet e kanë pru pacientin në gjendje shumë të rëndë të shokut, për shkak të gjakderdhjes shumë të madhe që e ka pësu. Gjendja e përgjithshme vazhdon të jetë shumë e rëndë dhe kritike” – tha shefi i Intensivës, Shaqir Uka për KALLXO.com

Shpërndaje në: