Arrestohet 24-vjeçari shqiptar me 1 milion e 200 mijë euro kokainë në veturë
Guardia di Finanza ka sekuestruar drogë me vlerë 1 milionë e 200 mijë ditën e sotme. Droga i përkiste një shtetasi shqiptar, 24 vjeç me banim në Minturno, në provincën Latina.
GDF e ndaloi për një kontroll rutinë dhe në makinë ku i gjeti 12 kilogramë.
Ai po udhëtonte me një makinë tip “Ford Focus” në të cilën ishte fshehur dhe lënda narkotike.
Gjithashtu u sekuestruan një mijë euro para cash dhe gjashtë telefona inteligjentë, tre të fshehur në makinë dhe tre në shtëpi, si dhe një fletore ku me sa duket ishin shënuar emrat e klientëve dhe blerësve.
Mediet italiane bëjnë me dije se i riu shqiptar ishte nën vëzhgim prej disa kohësh./vizionplus.tv/