Arrestohen tre persona në Suharekë, dyshohen për dhunimin e një gruaje
Tre persona janë arrestuar në Suharekë nën dyshimin për kryerjen e veprës penale ‘Dhunim’.
Policia e Kosovës ka njoftuar se me datën 02.07.2024 në Stacionin Policor Suharekë, viktima femër kosovare ka raportuar se ne Fsh. Budakovë, Suharekë, është sulmuar fizikisht dhe dhunuar nga dy persona të panjohur. Viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor.
“Për rastin janë njoftuar njësiti i hetimeve rajonale në Prizren të cilët kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore në drejtim të zbardhjes së këtij rasti.
Në lidhje me rastin janë arrestuar tre persona meshkuj kosovar të cilët pas intervistimit me urdhër të Prokurorit të Shtetit dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë ndërsa i dyshuari i tretë është liruar në procedurë të rregullt gjyqësore”.
Ndaj të dyshuarve do të ngritët kallëzim penal për veprën penale ‘’Dhunim’’.