Arrestohen tre persona në Pejë, lënduan policin që tentoi ta arrestonte njërin prej tyre

Arrestohen tre persona në Pejë, lënduan policin që tentoi ta arrestonte njërin prej tyre

Një polic është lënduar gjatë arresimit të A.A (2002) i cili ishte i kërkuar me urdhër të Gjykatës Themelore në Pejë.

Policia ka njoftuar se “i dyshuari A.A. i lindur nё vitin 2000, nё Pejё, ёshtё arrestuar nga Policia, dhe pas arrestimit i njëjti ka tentuar tё largohet, i ndihmuar edhe nga dy persona tё tjerё, duke lёnduar njё zyrtar policor”.

Zyrtari Policor ёshtё dёrguar nё Spitalin Rajonal nё Pejё, pasi qё sipas mjekut kishte pёsuar lëndime tё rёnda trupore, dhe i njëjti ёshtё ndaluar nё repartin pёrkatёs pёr tretman tё mёtutjeshёm mjekёsor,

 

Po  ashtu edhe dy tё dyshuarit tjerё janё arrestuar pёr veprёn penale “Pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes sё detyrës zyrtare”.

“Tre tё dyshuarit pas intervistimit nga hetuesit me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit janё dёrguar nё mbajtje pёr 48-orё”, thuhet në njoftim.

 

 

Shpërndaje në: